Sport
City rikthehet në krye të tabelës, mposht me lehtësi Leeds United
Demokracia
20:44 | 30 Prill 2022

Share:

Kampioni anglez po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të Premier Ligës, ku përsëri është ngjitur në krye të tabelës pas fitores së sotme kundër Leeds United.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elland Road”, Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 si mysafirë skuadrën e Leeds, përcjell KosovaPress.

Protagonistë me gola në fitoren e sotme ishin Rodri në minutën e 13’, Nathan Ake në minutën e 54’, Gabriel Jesus në minutën e 78’ dhe Fernandinho në minutën e 90’+3 shtesë.

Me pikët e reja, City ngjitet përsëri në vendin e parë ku tani ka 83 pikë të arkëtuara, vetëm një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Leeds tani renditet në vendin e 17 në tabelë në kuotën e 34 pikëve, pesë sosh larg zonës së rrezikut në të cilën gjendet skuadra e Evertonit me 29 pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Cityt.

Të ngjashme