Sport
City pranon ofertën e Al Nassrit për Laporten
Demokracia
11:29 | 16 Gusht 2023

Share:

Kampioni anglez, Manchester City e ka pranuar një ofertë për Aymeric Laporten nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassri, bën të ditur “The Athletic”.

City e ka pranuar një ofertë për Laporten nga Al Nassri, dhe lojtari thuhet se është i hapur që t’i bashkohet klubit saudit, raporton KosovaPress.

Laporte nuk kishte minutazhë të mirë te City vitin e kaluar, ku arriti të bëj vetëm 12 paraqitje në Premier Ligë, dhe ishte një zëvendësues në fitoren ndaj Burnleyt të premten.

Al Nassri deri tani ka kompletuar transferimet e Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Seko Fofana dhe Alex Telles, dhe si duket Laporte do të jetë transferimi më i fundit i skuadrës së Cristiano Ronaldos.

Të ngjashme