Një ndeshje spektakolare është luajtur sonte në Parc des Princes në Paris, aty ku u takuan yjet e futbollit.
PSG e Real Madridi janë ndeshur ndërmjet vetë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke dhuruar ndeshje të madhe, shkruan Demokracia.com
Gjithsesi, ka qenë PSG që ka krijuar shumë më shumë, madje duke pasur edhe një penallti të cilën e humbi MEssi. Megjithatë për shpërthimin e stadiumit në fund u përkujdes Mbappe që ka shënuar gol në minutat shtesë (94′) të ndeshjes 1:0, për t’i dhënë një fitore të madhe kampionëve të Francës dhe në këtë mënyrë ndeshjen e kthimit që luhet në “Bernabeu” ta presin si triumfues.
Në takimin tjetër ndërmjet Sportingut dhe Manchester Cityt, dilema e skuadrës kualifikuese është zgjedhur qysh në takimin e parë. Manchester City ka shkëlqyer duke shënuar fitore me rezulta 0:5, dhe vetëm ndonjë mrekulli mund të ndryshojë gjërat në takimin kthyes. /Demokracia.com