Sport
City i pafat në Kopenhagë pas pjesës së parë, Maccabi po bën befasinë kundër Juventusit
Demokracia
19:36 | 11 Tetor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka hasur në vështirësi në udhëtim te Copenhaga duke barazuar 0:0 pas pjesës së parë, shkruan Demokracia.com.

“Qytetarët” shënuan një herë me anë të Rodrit në minutën e 12-të, por goli u anulua pas rishikimit me VAR. Për Cityn u komplikuan edhe më shumë punët kur Gomez u përjashtua me karton të kuq në minutën e 30-të.

Juventusi në takimin tjetër gjendet në disavantazh 2:0 nga Maccabi Haifa në Izrael.

Nikoqirët krijuan avantazh tek në minutën e shtatë kundër “Zonjës së Vjetër” me golin e Atzili.

I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë për izraelitët në minutën e 42-të./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024