Sport
City e nis me këmbë të mbarë misionin për mbrojtjen e titullit, triumfon me golat e Haaland kundër West Hamit
Demokracia
19:24 | 07 Gusht 2022

Share:

Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri me misionin e vjetër, triumfin në Premierligë.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të pastër 0:2 në udhëtim te West Ham United në kuadër të xhiros së parë kampionale në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.

Erling Haaland, top përforcimi i verës për kampionët në fuqi të Anglisë ka realizuar dy golat e fitores.

Norvegjezi shënoi në minutën e 36-të nga pika e bardhë e penalltisë, për të realizuar sërish në të 65-tën minutë falë asistimit maestral nga De Bruyne.

Manchester City xhiron e dytë e mirëpret Bournemouthin, kurse West Ham United luan në udhëtim te Nottingham Forest./Demokracia.com/

Të ngjashme