Lajme
Çitakun s’e pengon fakti që ai fyente dhe akuzonte ish liderët e PDK-së, e do Dardan Sejdiun në parti
Demokracia
22:37 | 25 Janar 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të dëshironte që Dardan Sejdiu t’i bashkohej subjektit të saj.

Çitaku ka komentuar emërimet në komunën e Prishtinës, ku është përmendur edhe emri i Dardan Sejdiut. Çitaku ka thënë se për emërime duhet të pyetet kryetari i PDK-së për degën e Prishtinës, Uran Ismaili, mirëpo shtoi se e çmon Sejdiun.

“E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së”, ka thënë ajo.

Sejdiu në të kaluarën ka qenë pjesë e VV-së dhe ka pasur kritika të ashpra për PDK-në, mirëpo Çitaku shtoi se këto nuk do të ishin problem për përafrim.

“Shumë persona që kanë folur kundër PDK-së, tani janë pjesë e jona dhe janë bashkuar gjatë viteve. Jemi në demokraci. Në qeveri ka shumë persona që në të kaluarën kanë qenë pjesë e jona dhe kanë folur kundër VV-së”, shtoi ajo.

PDK-ja e Prishtinës ia falë “mëkatet” Dardan Sejdiut, tash e duan nënkryetar të Prishtinës

Të ngjashme