Lajme
PDK: VV është në panik, s’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë e shpifje
Demokracia
13:54 | 04 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të një video nga Vetëvendosjes, në të cilën sulmohen ashpër zyrtarët të lartë të partive opozitare në vend.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo video tregon që VV po frikësohet, duke shtuar se po bëhet “propagandë e ultë e mbushur me gënjeshtra, populizma”.

Më tej, ajo ka thënë se “ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.”

“Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

VV është në panik.

Thjeshtëzime banale, propagandë e ultë e mbushur me gënjeshtra, populizma.

Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.

Interes i kujt, pos i Serbisë, është armiqësimi i Kosovës me aleatët tanë?

Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda, dhe të armiqësuar me aleatë?

Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.

Të ngjashme