Lajme
Çitaku thotë se VV-ja është në panik: Po i dalin koordinimet e fshehta me Milanin
Demokracia
14:25 | 11 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka shkruar se “askush nuk i ka amnistuar kriminelët në veri”, derisa Kurti lartësoi me dedikim të veçantë “njeriun kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës”.

“E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.” – ka shkruar tutje ajo.

Në fund, Çitaku ka thënë se kjo “nuk kalon”.

Postimi i plotë:

LVV është në panik!

Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.

Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.

Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.

E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.

Ncuk. Nuk kalon.

Të ngjashme