Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku e ka krahasuar ish-liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçin me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyin.
Sipas Çitakut, Thaçi ndoshta ka qenë dhe më shumë sesa Zelensky pasi sipas saj ky i fundit e ka aparat shtetëror ndërsa Thaçi nuk kishte pasur.
“Hashim Thaçi para dy dekadave ishte sikurse Zelenskyy sot. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ai drejtoi një lëvizje çlirimtare. Nuk kishte aparat shtetëror. Mbani mend”, ka shkruar Vlora Çitkau.
Ish-presidenti Hashim Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë që nga vitit 2019, edhe më 3 prill pritet të nisë procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaci was two decades ago what Zelenskyy is today. Probably even more than that.
He lead a liberation movement. He did not have a state apparatus.
Remember.
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) April 1, 2023