Lajme
Çitaku: Sunny Hill ka bërë ofertën ideale, na ka ofru edhe një park pa asnjë investim nga Qeveria
Demokracia
23:20 | 14 Qershor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth kundërshtimit të kryeministrit Kurti për dhënien e 17 hektarëve kopmanisë “Sunny Hill” në shfrytëzim për 99 vjet.

“Amani ju koftë, mos u bëni qesharak!!!! Pse çka paskët pasë me ba me atë tokë djerrinë e me therra në Bernicë??? Keni parasyshë, ajo parcelë ka pasë me u ba park publik, me investime të Sunny Hill”, shkroi Çitaku.

Tutje, Çitaku ka thënë se Sunny Hill ka bërë ofertën ideale duke ofruar park pa asnjë investim nga qeveria.

“Me të drejtë, shumë qytetarë të Prishtinës janë ankuar gjatë Sunny Hill Festival se nuk u është mundësuar qasja në parkun e Gërmisë gjatë festivalit. Ja pra, Sunny Hill ka bërë ofertën ideale. Na e ka ofru edhe një park. Pa asnjë investim nga qeveria”, tha ajo.

Të ngjashme