Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se realiteti politik në Kuvendin e Kosovës është se partia fituese nuk e ka shumicën parlamentare.
Këtë deklaratë, ajo e bëri kur u pyet për deklaratën e djeshme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se i ka numrat për Qeverinë, por se i fton partitë tjera që ta sfidojnë duke e votuar kandidaten e tyre për kryeparlamentare.
“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti. Ne e vlerësojmë realitetin politik që e kemi në Kuvend. Nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë ftesë të reflektojë, të ndërrojë kandidaten dhe të ecim tutje”.
“Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të z. Kurti dhe ambicieve të znj. Haxhiu”./Express/