Lajme
Çitaku skandalizohet me deklaratën e Gërvallës: Vetëm ministrat e vendeve totalitare flasin kështu
Demokracia
10:04 | 22 Qershor 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-s, Vlora Çitaku, është skandalizuar me qëndrimet e ministres se punëve të jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në një intervistë për gazetën e njohur austriake “Der Standard”, ka thënë se Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomat tjerë në Ballkan.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo deklaratë e kryediplomates së Kosovës është skandaloze.

Sipas tij, vetëm ministrat e vendeve totalitare deklarohen në këtë mënyrë.

“Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan.

Të ngjashme