Lajme
Çitaku: Si kaluam nga diskutimi për njohje në grindje për targa?
Demokracia
18:50 | 21 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shtruar një pyetje në publik pasi Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan për çështjen e targave.

“Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?!”, ishte pyetja e ish-ambasadores së Kosovës në ShBA.

Megjithatë, ajo shkroi në Twitter se sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Të ngjashme