Lajme
Çitaku: Shtyrja e zgjedhjeve, mbyllja e pikave kufitare – dështim pas dështimi
Demokracia
19:48 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në veri.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria dështoi të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ajo po ashtu përmendi edhe mbylljen e dy pikave kufitare në veri. Sipas saj, ky është dështim pas dështimi.

“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”.

Të ngjashme