Lajme
Çitaku reagon ndaj zv.ministrit të Drejtësisë: Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot
Demokracia
16:15 | 12 Nëntor 2024

Share:

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili shpërndau një shkrim fyes ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Çitaku ka thënë se një ofendim i tillë është i papranushem dhe në kushte normale ndëshkohet.

Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj:

Pra, zv Ministri i Drejtësisë shpërndanë gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese ndaj prokurorisë së Republikës.

Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje.

Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot.

Kjo mendësi merr fund me 9 Shkurt.

#Mamirë

Të ngjashme