Lajme
Çitaku reagon ashpër ndaj BE-së: A po përpiqeni të na thoni se marrëveshjet që Thaçi i nënshkroi nuk janë më të vlefshme?
Demokracia
18:44 | 09 Mars 2021

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku i ka reaguar Shërbimit për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së.

Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të nisjes së dialogut Kosovë-Serbi, Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, ka publikuar fotografi ndër vitesh, por që aty mungon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas një postimi në Twitter të Shërbimit për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian të cilët kanë publikuar foto ku shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti por jo edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte marr pjesë intensivisht në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Çitakut, këtë veprim e ka konsideruar fëmijëror dhe jo profesional.

“Fëmijërore dhe joprofesionale. Por…”, ka shkuar ajo.

 

Çitaku po ashtu ka reaguar edhe në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twittet, duke thënë se me këtë që ka bërë BE-ja, nënkupton se të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar Thaçi mund të mos jenë më të vlefshme.

“Përshëndetje BE, mirë të iu shoh se po i mbani gjurmët e gjërave. Por, disi duket se keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi marrëveshjen e Brukselit! Apo ndoshta ju thjesht po përpiqeni të na thoni se marrëveshjet që Thaçi i nënshkroi nuk janë më të vlefshme?!”, ka shkruar në reagimin e saj Çitaku. /Demokracia.com/

Të ngjashme