Lajme
Çitaku: Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon
Demokracia
20:36 | 03 Mars 2023

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas komenteve raciste që janë bërë në drejtim të deputetes së PDK-së, pas kritikave që ia ka bërë kryeministrit Albin Kurtit.

Çitaku ka deklaruar në ‘Facebook’ se “racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, shkruan Demokracia.com.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë”, ka deklaruar ajo.

“Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka fole”, vijon Çitaku. /Demokracia.com/

Të ngjashme