Lajme
Çitaku – Qeverisë: Ku jeni nisë more kështu? – Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë
Demokracia
13:41 | 29 Maj 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas tensioneve të fundit në tri komuna në veri të Kosovës.

Çitaku ka përmendur refuzimin dy kryetarëve nga radhët e VV-së për takim me ambasadorin e Amerikës, Jeff Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar nga Qeveria që të koordinohet me aleatët për veprimet në veri.

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:

29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.

Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale.

Ku jeni nisë more kështu?!

Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.

Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov.🫢
Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.

Të ngjashme