Lajme
Çitaku: Qeveria dështoi, s’guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale
Demokracia
16:36 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, sonte pas takimit me Presidenten Osmani, tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar që të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Në prononcimin për media, Çitaku kërkoi nga Qeveria, nga institucionet që gjendjen në veri të vendit ta trajtojnë seriozisht.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive politike që kë gjitha partive politike që këto zgjedhje të shtyhen dhe ne sigurisht iu bashkuam këtij konsensusi. Megjithatë, nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet eventualisht, kërkojmë nga Qeveria, nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga Policia e Kosovës, nga kryeministri që gjendjen në veri të vendit ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren atje, në rast se qasja e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ndryshon. Ne si shtet nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale në veri të vendit. E kuptuam që sot, institucionet e Kosovës nuk janë gati, ky është dështim.”, tha Çitaku, me ç’rast u shpreh se për hir të konsensusit në vend do të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

Ajo u shpreh se kërkojnë nga institucionet e Kosovës, që situatën në veri ta trajtojnë më seriozisht, e jo siç shtoi ajo, për tastaturave të Facebook-ut.

Presidentja Vjosa Osmani, sonte ka deklaruar se së bashku me përfaqësues të partive politike, kanë ardhur në konkludim që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve.Osmani në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, ka përmendur pengesat e zyrtarëve të KQZ-së dhe sulmet ndaj policëve dhe mediave.

Ndryshe, forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe karabinierë italianë, sot më herët kanë rritur prezencën mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Të ngjashme