Lajme
Çitaku pyet Osmanin: Pse po heshtni, nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota
Demokracia
18:00 | 05 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shtruar pyetje publike për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën politike në vend.

Ajo ka thënë se presidentja Osmani është duke heshtur dhe se sipas saj “në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”.

Çitaku e ka pyetur Osmanin, se cili është mendimi i saj dhe se a dallon ai nga mendimi i kryeministrit Albin Kurti.

“Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza. Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme