Lajme
Çitaku: Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale është akt politik i qëllimshëm
Demokracia
14:46 | 10 Prill 2025

Share:

Vlora Citaku, nga PDK, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Ajo e ka quajtur këtë veprim një “akt të qëllimshëm dhe të motivuar politikisht,” duke shtuar se është “një fyerje e rëndë për qytetarët e Kosovës” dhe një “sfidim i institucioneve dhe shtetit të Kosovës.”

Citaku ka theksuar se ky është një “poshtërim” dhe një “testim i dinjitetit” të Kosovës si shoqëri dhe shtet, duke kërkuar që të gjitha institucionet e Kosovës të reagojnë “urgjentisht dhe seriozisht.”

Ajo përfundoi duke paralajmëruar se “heshtja sot është aprovim nesër” dhe se historia nuk do t’i falë nëse nuk veprohet tani.

Të ngjashme