Lajme
Çitaku për takimin e nesërm: Marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen në periferi
Demokracia
16:18 | 26 Shkurt 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar për takimin që pritet të ndodhë të hënën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Çitaku thotë se marrëveshje që pritet të nënshkruhet nesër, do të ketë Asociacionin e komunave serbe në qendër dhe nuk do të ketë njohje reciproke.

Po ashtu, Çitaku, ka thënë se plani franko-gjerman ka ardhur si pasojë e negociatave të Kurtit, duke shtuar se kjo vetëm se do të vazhdojë status-quon aktuale.

“Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi”, shkruan Çitaku në rrjetin social Facebook.

“Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”, shtoi nënkryetarja e PDK-së.

Të ngjashme