Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar Krushën e Madhe në Gjakovë.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar Fahrije Hotin nga Komuna e Gjakovës e cila është themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”.
Çitaku ka shkruar se për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri, por edhe simbol i rilindjes.
Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:
Gjithmonë frymëzuese me e taku Fahrijen.
Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri.
Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes.