Lajme
Çitaku për kërcënimet ndaj Zana Avdiut: Kundërshtoni, por mos linçoni
Demokracia
17:32 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërcënimeve që ka marrë të hënën aktivistja Zana Avdiu, për shkak të deklaratave të saj lidhur me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Ajo thotë se linçimet, kërcënimet, fyerjet, histeria, nuk do të na çojnë askund.

“Qetësonu pak. Në rregull është mos me u pajtu të gjithë për gjithçka. Në fakt, shyqyr që mendojmë ndryshe. Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes”, shkroi ajo në Facebook.

“E ne jo rrallëherë u kemi vënë barrë të rëndë mbi supe sportistëve tanë. Barrën e historisë, barrën e vënjes së drejtësisë. Shumë presion i madh. Granitit suksese në lojët e radhës, e ju gëzoftë zemra që po na bënë krenarë me fitoret e tij. A ka ma mirë, fëmijët sot në Kosovë i sheh me fanela të Xhakës, Shaqirit, Muriqit, Rashicës etj”, shtoi ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.

Mes tjerash, ajo u shpreh se Avdiu ka të drejtë të pamohueshme që ta shprehë mendimin e vet, “i pëlqeu dikujë apo jo”.

“Kundëtshtone, po mos linçoni. Mos kërcënoni. Kaq”, përfundoi Çitaku.

Të ngjashme