Lajme
Çitaku për Dejona Mihalin: E mori nënshtetësinë e Kosovës me shpejtësinë e vajit në tepsi
Demokracia
20:05 | 03 Gusht 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për Dejona Mihalin, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Çitaku, për “Five”, ka ngritur disa dyshime se si zonja Mihali e ka marrë nënshtetësinë kosovarë.

Ajo ka thënë se me parë kordinatorja e Komiteteve së VV-së ishte nongrata.

“Këtu bëhet fjalë për një person i cili para pak vitesh ka qenë person nongrata dhe një grua që ka pushtet të frikshëm brenda strukturave dhe VV-së dhe që asnjëherë nuk ka kaluar në filtrin e votës në Kosovë. Sikurse që është me pikëpyetjeje si një njeriu të tillë i është dhënë shtetësia, me çfarë procedure, situatë të ngjashme kemi pas edhe për Martin Berishajn me një shpejtësi si kish me thënë zëvendësministri të vajit në tepsi i është dhënë nënshtetësia dhe i është dhënë certifikata e sigurisë, këto në vetvete janë skandale për të mos thënë që kemi pa një agresivitet në përmasa histerie të kryeministrit për t’i dalë në mbrojtje Martinit, Nagipit e Rozetës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme