Lajme
Çitaku: PDK-ja po rritet, po fuqizohet dhe po rikthehet
Demokracia
09:13 | 16 Prill 2024

Share:

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vazhduar aktivitet e saj në mobilizimin e strukturave partiake për zgjedhjet e reja.

Ajo ka treguar se gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takime me degët e PDK-së në disa komuna të Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se PDK-ja po rritet dhe rikthehet.

“Pas Vitisë, Podujevës e Kaçanikut, ndalesa e radhës ishte Gjilani. Takim frymëzues me kryesinë e degës tonë në Gjilan. PDK po rritet. Po fuqizohet. Po rikthehet”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme