Lajme
Çitaku pasi Kusari e “zhvleftësoi” veprën e Zymberit: Ai është polici hero, me shokë shumë
Demokracia
19:51 | 12 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila e LVV-së, në përgjimet e publikuara në Nacionale, dëgjohet që në mënyrë përbuzëse i thotë Sllavko Simiqit se “e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë”.

Çitaku sqaroi ngjarjen se si kishte ndodhur që Zymberi ishte vrarë në vitin 2011 dhe më pas ishte shpallur Hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, raporton Paparaci.

“Kosovë, o zemër e madhe e dashuri pa kushte, gjithçka e gjithkush të ra hise. Enver Zymberi ka vdekur pas plagëve të marra nga grupet kriminale në veri të vendit në korrik të vitit 2011. Pas shkeljeve të vazhdueshme që po u bënte Serbia marrëveshjeve të CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit”, shkroi ish-ambasadorja kosovare në Facebook.

Ajo shtoi se meqë pika 1 dhe 31 në pjesën veriore të vendit menaxhohej nga EULEX-, “zyrtarët e BE-së refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në atë moment vendosi të dërgoj njësinë ROSU në veri”.

Ajo shto ise bandat kriminale u organizuan dhe aty Enver Zymberi mori plagët që i sollën vdekjen.

“Por, misioni nuk u zbraps. Sot e atë ditë, policët dhe doganierët tanë janë në dy pikat kufitare në veri të vendit. Po, Enver Zymberi është ai polici hero, me shokë shumë. Kaq për sonte”, përfundoi ajo.

Të ngjashme