Lajme
Çitaku pas takimit të Gjuriqit me Biden: Bartësit e institucioneve të Kosovës s’e kanë takuar as Sekretarin e Shtetit
Demokracia
16:01 | 09 Prill 2022

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se vizita e ambasadorit serb, Marko Gjuriq, në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet parë me shumë shqetësim, por sipas saj, duhet parë si brengosës faktin se bartësit e institucioneve në Kosovë ende s’e kanë takuar asnjë figurë të lartë amerikane.

Çitaku tha se vizita e Gjuriqit në Shtëpi të Bardhë është vizitë protokollare, pasi sipas saj, Shtëpia e Bardhë për shkak të pandemisë i pati suspenduar ceremonitë protokollare.

“Për shkak të Pandemisë, Shtëpia e Bardhë i ka pasë suspenduar ceremonitë protokolare të prezentimit të kredencialeve për Ambasadorët e rinj. Para 4 ditësh, Protokoli i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se do të ftojë në grupe Ambasadorët e akredituar në SHBA në dy vitet e fundit. Se Ambadadori i Serbisë merr pjesë në një ceremoni protokolare nuk duhet të përbëjë shqetësim. Jam e bindur se edhe Ambasadori i Kosovës (nëse nuk ka qenë në të njëjtin grup) shumë shpejtë do të jetë pjesë e ceremonisë së njëjtë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Për shkak të Pandemisë, Shtëpia e Bardhë i ka pasë suspenduar ceremonitë protokolare të prezentimit të kredencialeve për Ambasadorët e rinj.
Para 4 ditësh, Protokoli i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se do të ftojë në grupe Ambasadorët e akredituar në SHBA në dy vitet e fundit.

Se Ambadadori i Serbisë merr pjesë në një ceremoni protokolare nuk duhet të përbëjë shqetësim. Jam e bindur se edhe Ambasadori i Kosovës (nëse nuk ka qenë në të njëjtin grup) shumë shpejtë do të jetë pjesë e ceremonisë së njëjtë.

Ajo çfarë duhet të na brengosë është fakti se tani e më shumë se 1 vit, bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë takuar as Sekretarin e Shtetit, as Sekretarin e Mbrojtjes. Për takime në Shtëpi të Bardhë as mos të flasim. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.

Të ngjashme