Lajme
Çitaku pas rezultateve në Maqedoni: Kurti të mësojë të mos përzihet aty ku s’e ka vendin
Demokracia
23:59 | 24 Prill 2024

Share:

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se është e domosdoshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të kuptojë mësimin që mori nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe të mos përfshihet në çështje që nuk e lidhin me detyrën e tij si kryeministër i Kosovës.

“Mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme
në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin. Mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje Kurtit që fokusin ta kthej te “inflacioni, kostoja e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritja e çmimit të energjisë, mungesa e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes (sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrja e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngulfatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompeteca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj.”

Të ngjashme