Lajme
Çitaku para seancës: Ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti të reflektojë
Demokracia
11:03 | 27 Maj 2025

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se krijimi i shumicës parlamentare është detyrë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se partia e saj s’e ka për obligim të votojë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por tha se meqë nuk ka shumicë parlamentare në Parlament, PDK ka dhënë opsionet e veta.

“Janë 40 emra që Kurti i ka në dispozicion. Ne s’kemi asnjë lloj obligimi që të votojmë. Shumica parlamentare është detyrë e Kurtit. Por meqë nuk ka shumicë, ne kemi dhënë opsionet tona, Kurti duhet të reflektojë”.

Për bllokadën në Kuvend, Çitaku shpesh ka akuzuar Kurtin se po e mban Kosovën peng.

Të ngjashme