Lajme
Çitaku: Nuk shoh asnjë strategji të qeverisë Kurti, për asnjë çështje të rëndësishme
Demokracia
07:52 | 09 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka dhënë kritika për Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë lloj strategjie për asnjë çështje të rëndësishme.

Çitaku tha se ajo çka sheh te Qeveria Kurti ka qenë mungesa e konsistencës.

“Unë nuk po shoh asnjë lloj strategjia të qeverisë kurti, për asnjë çështje të rëndësishme. Ende nuk e kam të qartë a është metamorfozë, apo qëllim taktik i përkohshëm. E vetmja gjë konsistente te Qeveria Kurti ka qenë mungesa e konsistencës, njëherë kanë thënë po, një herë Jo”, tha ajo.

Tutje ajo tha se është në rregull të ndryshohen qëndrimet, kur ndryshojnë faktet, por që sipas saj, qëndrimet e Qeverisë Kurti kanë ndryshuar por nuk kanë ndryshuar faktet.

“Krejt në rregull është me i ndrru qëndrimet, kur ndryshojnë faktet. Vetëm një i marrë nuk i ndryshon qëndrimet nëse ndryshojnë faktet. Cka ka ndryshuar është vetëm pozicioni politik i kryeministrit”, tha ajo.

Ajo po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk ndërhyn në dialogun me Serbinë, nëse ne nuk jemi serioz – ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vendosur dialogun në prioritetin numër shtatë.

Ajo ka vijuar duke deklaruar se Kosova është duke humbur shumë për shkak të mjegullisë politike.

“Kemi humbur në investime dhe në çdo fushë tjetër”.

Po ashtu ajo ka thënë se “Kurti i ka kuptuar vijat e qeverisjes”.

“Por shtetin duhet dashur edhe kur në pushtet edhe në opozitë”, ka shtuar Çitaku në T7.

Të ngjashme