Lajme
Çitaku: Në Drenicë e në Rezallë flasin përmendoret, flasin përkujtimet e flasin rrudhat në ballin e nënës Havë
Demokracia
12:43 | 05 Prill 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës së Rezallës.

Çitaku tha se në Rezallë flasin përmendoret, përkujtimet, emrat e rrugëve e të shkollave.

Ajo po ashtu përmendi edhe nënën Havë, për të cilën tha se i flasin rrudhat, të cilës burrin ia kishin vrarë ushtria serbe, transmeton lajmi.net.

“Ne Drenicë e në Rezalle flasin permendoret, flasin perkujtimet, flasin emrat e shkollave e emrat e rrugeve. Flasin rrudhat në ballin e nënës Havë Nënës Havë në masakrën e Rezallës, forcat ushtarake serbe ia vranë burrin. Nëna Havë është 90 vjeçe. Ka mbijetuar dy luftëra. Rrugëtimi i nënës është rrugëtimi i Kosovës”, shkroi ajo.

Të ngjashme