Edhe sot në Kosovë po vazhdon greva e mësimdhënësve.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se fajtori kryesor për mosfillimin e procesit mësimor është kryeministri Albin Kurti.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se për shkak të kokëfortësisë së Kurtit nuk po fillon mësimi, pasi që sipas saj, kreu i ekzekutivit po refuzon të dialogojë me grevistët.
Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:
Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social.