Lajme
Çitaku, Kurtit: Për mundësitë e humbura do flasim prapë, tani pak transparencë për Asociacionin
Demokracia
16:06 | 28 Tetor 2023

Share:

“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e populizmit, të cilës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar”, ka thënë Vlora Çitaku.

Këto komente, Çitaku i bëri në një postim në rrjetin social “Facebook”, pasi që kryeministri Kurti ka pranuar draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Dikur si opozitar, kreu i ekzekutivit kosovar kishte qenë kundërshtari më i ashpër i Asociacionit, teksa për të, me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, kishin organizuar protesta masive, madje kishin hedhur gaz lotsjellës në kuvend.

Mirëpo, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës thekson se për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara “nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë”.

Tani Albin, pohon Çitaku, “pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit”.

“Mos u fsheh”, përfundoi.

Çka tha Kurti pasi e pranoi draftin e Asociacionit?

Në një konferencë për media të premten, së bashku me vartësin e tij, Besnik Bislimi, Kurti ka thënë se drafti për vetë-menaxhimin apo Asociacionin që e kanë sjellë “pesëshja e madhe” më 21 tetor është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ky draft për vetë-menaxhim, sipas Kurtit, ka paraparë që e njëjta të kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese menjëherë.

Albin Kurti

“Më 21 tetor, nga emisarët amerikano-evropianë na është thënë se drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Kushtetuesja të japë vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme