Lajme
Çitaku – Kurtit: Fjalimet kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra
Demokracia
09:37 | 09 Tetor 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar për situatën ekonomike në Kosovë.

Ajo përmendi rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e rrymës, rritjen e inflacionit dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Në Kosovë janë rritur:

  1. Çmimet e produkteve esenciale
  2. Çmimi i rymës
  3. Inflacioni
  4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë  kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë.  Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

Të ngjashme