Lajme
Çitaku: Kurti po mundohet ta ruaj Kosovën nga Amerika
Demokracia
21:57 | 13 Prill 2022

Share:

Nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se me Qeverinë Kurti jo vetëm që nuk janë krijuar aleanca të reja, por nuk janë mbajt as ato që janë krijuar me dekada nga institucionet e Kosovës.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti po mundohet ta ruaj Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të flasë për bashkëpunimin me ShBA-të si nënshtrim, do të thotë kryeministri po mundohet me e ruajt Kosovën, kufijtë e Kosovës prej Amerikës, po mundohet me ruajt sovranitetin e Kosovës prej ShBA-së”, ka thënë Çitaku, në ATV.

“Ka qenë kryeministër kur ka thënë Amelika, Amelika, Shtëpia e Verdhë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se kjo Qeveri herë e respekton e herë jo.

“E, kemi marrëveshjen e Uashingtonit e cila se e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsistente në politikën e tyre të jashtme dhe e kemi këtë marrëveshje. Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtë me thënë më së buti qëndrim mbipolar në raport me atë marrëveshje, herë kanë thënë që e respektojnë herë kanë thënë që nuk e respektojnë”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.

Të ngjashme