Lajme
Çitaku: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh
Demokracia
22:57 | 09 Janar 2023

Share:

Mediat sllovene kanë raportuar për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”.

Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurit “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrë.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene”.

“Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Skandali 100 milionësh: Gazeta sllovene shkruan se Kurti u financua me para të dyshimta të GEN-it, përmendet edhe Martin Berishaj

Të ngjashme