Lajme
Çitaku: Kurti dhe Bislimi ndoshta e kanë pranuar planin franko-gjerman, jo Kosova
Demokracia
18:14 | 06 Shkurt 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova e pranon marrëveshjen, sipas saj, pasi ta ketë votuar në Parlament.

Postimi i plotë i Çitakut:

Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin.

Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament.

Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë:

1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;

2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit;

Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas.

Të ngjashme