Lajme
Çitaku: Kryeministri nuk tha asgjë, presidentja po heshtë – boll ma
Demokracia
16:49 | 02 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sanksioneve që BE-ja vendosi kundër Kosovës.

Ajo ka thënë se presidentja po heshtë në një momente definues për politikën e shtetit.

Çitaku shkroi se “mashtrimi nuk kalon”.

Postimi:

Dita || pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e V| pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës.

Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë.

Presidentja po vazhdon të heshtë.

Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.

Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar?

Boll ma. Mashtrimi nuk kalon.

Të ngjashme