Lajme
Çitaku: Kryeministër lej foret, puno najsen
Demokracia
19:20 | 24 Gusht 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurtit pas deklaratave të tij se e ka marrë malli për opozitën.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa nga problemet kryesore në vend, duke thënë se e ka marrë malli për investime kapitale në Kosovë, për rritjet e pagave për mësuesit, mjekët dhe policët e për mos shtrenjtimin e rrymës.

Ajo i ka kërkuar kryeministrit Kurti të punojë diçka e të mos i thumbojë aleatët nëpër konferenca shtypi, shkruan Demokracia.com.

“Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët; Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës; Më ka marrë malli mos me pasë inflacion marramendës në produkte bazike; Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, shkroi ajo.

Kurti sot e ka thumbuar emisarin amerikan Gabriel Escobar, pasi ky i fundit është takuar me krerët e partive politike të Kosovës në një darkë në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ai ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin sesi i ka shkuar ai takim dhe si janë opozita. Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën. /Demokracia.com/

Të ngjashme