Lajme
Çitaku kritikon Qeverinë: SHBA nuk na ka borxh, duhet të tregohemi të kujdesshëm
Demokracia
17:45 | 08 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë duke thënë se po i bën dëm vendit me mosemërimin e ambasadorëve.

Çitaku e ftuar në T7 ka thënë se SHBA-të nuk i kanë borxh asgjë vendit, andaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Ne duhet ta kemi parasysh që pejsazhi politik në SHBA po ndryshon. Shumë prej kampionëve të çështjes për Kosovën nuk janë më në skenën politike. Koha nuk punon në favorin e Kosovës dhe ne në Kosovë duhet ta kemi të qartë se Amerika nuk ka ndonjë borxh të pafund ose të përjetshëm karshi nesh. Ne duhet të tregohemi proaktiv, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ne kemi abstenim total të Qeverisë në politikën e jashtme. Nuk janë vetëm SHBA-të, kemi shumicën e misioneve tona diplomatike pa titullar, pa ambasador”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka thënë se mosemërimi i ambasadorëve është abstenim nga ushtrimi i një prej elementeve më të rëndësishme të vendit.

Të ngjashme