Lajme
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Demokracia
11:28 | 24 Maj 2025

Share:

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për moskonstituim të Kuvendit.

Në emisionin “Interaktiv”, ajo ka bërë me dije se procesi i formimit të institucioneve nuk është një lojë fëmijës.

Ajo ka vlerësuar se Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut.

“Nuk është lojë fëmijësh. Bëhet fjalë për konstituimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit. Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut”, ka shtuar ajo.

Sekretarja e Përgjithsme e PDK-së ka thënë se për veprimet që i ka bërë ndaj Kuvendit partia e Albin Kurtit nuk meriton respekt.

“Nëse do t’i diktonim veprimet tona politike nga mënyra se si LVV-ja e ka trajtuar jo vetëm PDK-në, por edhe Kuvendin dhe institucionet e tjera, nuk do të meritonin as dorështrëngim”, është shprehur Çitaku.

Të ngjashme