Lajme
Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit
Demokracia
22:21 | 01 Korrik 2023

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës dhe hyrjen e tyre në fuqi që ia kanë konfirmuar Qeverisë më 28 qershor.

Çitaku ka thënë se një Kosovë e përçarë brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas saj, vlerat monetare të humbura nga sanksionimi janë pakrahasimisht të volga krahasuar me dëmin që i është bërë kredibilitetit të Kosovës.

Çitaku thotë se e di që Kurtit nuk i bëhet vonë për MSA e as IPA, meqë sipas saj Kurti s’ka votua për ratifikim të MSA në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Kosova sot:

E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.

Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.

Por, Kosova nuk i takon një njeriu.

Të ngjashme