Lajme
Çitaku: Irelevante është përkatësia partiake, askush mbi ligjin
Demokracia
23:40 | 03 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për sulmin ndaj dy policëve në Skenderaj.

Çitaku ka thënë se nuk duhet me pas as konsideratë e as mëshirë për ata që mendojnë që janë mbi ligjin.

“Në një vend i cili e aspiron rendin demokratik dhe liberal, shteti, përkatësisht organet e rendit, e kanë monopolin e zbatimit të ligjit si dhe të përdorimit të forcës. Veç shteti mundet me të ndalu, arrestu, burgosë.

Në të kundërtën ke anarki. Secili e merr drejtësinë në duart e veta. Nëse mendon se policia apo dikush po të bënë të padrejtë, atë e evidenton dhe e denoncon tek organet përkatëse, e nëse është nevoja, e deoncon edhe publikisht. Ka pasë raste të tilla.

Nuk duhet me pasë as konsideratë e as mëshirë për ata që mendojnë që janë mbi ligjin. Përkatësia partiake do të duhej të ishte irelevante në këto situata”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme