Lajme
Çitaku: I takon LVV-së që të zhbllokojë situatën
Demokracia
10:15 | 25 Prill 2025

Share:

Vlora Çitaku, deputet e Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje që të zhbllokojë situatën e krijuar, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka deklaruar edhe se, situata nuk duhet të shtrohet si çështje rreth qëndrimit të PDK-së, por se ka përpjekje nga VV-ja.

‘‘I tërë debati është shtruar në mënyrë të gabuar, nuk është çështja a ka ndërrua qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet të zhbllokojnë situatën’’, ka thënë shkurt ajo. /GazetaExpress

 

Të ngjashme