Lajme
Çitaku i reagon Presidentes Osmani e Ministres Haxhiu: E dijmë dhe e mbajmë mend si është votuar Gjykata Speciale
Demokracia
15:22 | 23 Korrik 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar deklaratave të Presidentes së vendit Vjosa Osmani e të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilat thanë se “duhet të kihet parasysh se kush e votoi Gjykatën Speciale, e kush iu bëri presion deputetëve për ta votuar”.

Çitaku ka thënë se mbahet mend dhe dihet i gjithë konteksti i asaj kohe.

“Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtësisë janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni. Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje. Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Kujtojmë se krejt ky debat erdhi si pasojë e miratimit të rezolutës e cila e dënon raportin e Dick Martyt.

Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.

E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.

Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.

Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.

Sikurse e dijmë që shumë  prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së.

Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë./Demokracia.com/

Të ngjashme