Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit në mbledhjen e qeverisë ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit, raporton Demokracia.com.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka treguar shefit të ekzekutivit se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga vitit 2015.
“Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”, ka shkruar ajo.
Demokracia.com gjatë ditës së shtunë ka raportuar ekskluzivisht se Kosova në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit është anëtare që nga viti 2015.
LEXO EDHE: