Lajme
Çitaku i reagon ashpër Bislimit: Pranuat atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në me vite
Demokracia
16:33 | 09 Shtator 2021

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi për hapjen e arkivave të UCK-së.

Çitaku përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka pyetur Bislimin se për cilat arkiva të UÇK-së e ka fjalën kur ato tashmë janë në Hagë, përcjell Demokracia.com

Ajo tutje tha se kjo çfarë ka bërë Bislimi është ajo çfarë Serbia gjatë gjithë kohës e ka akuzuar Kosovën.

Postimi i  Çitakut:

Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.

Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë.

Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?

Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!

Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.

Të ngjashme