Lajme
Çitaku i përgjigjet videos së VV-së: Nuk qeveriset me propagandë, aman, punoni diçka
Demokracia
21:19 | 18 Tetor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Vetëvendosjes për videon e saj propaganduese për energjetikën, në të cilën sulmon ish-liderë që tanimë ndodhen në Hagë e opozitën e tanishme.

Çitaku ia ka rikujtuar VV-së se kjo parti e ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike, shkruan lajmi.net.

“Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të”, ka shkruar ajo.

Ajo ka rikujtuar faktin se VV as nuk e ka sjellë projektin e MCC-së dhe sipas saj “asnjë projekt tjetër në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të.

Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë.

E vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëhere.

Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka.

LEXO EDHE: 

Vetëvendosje vazhdon propagandën e saj me një video të re

Të ngjashme