Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka renditur disa arsyeje se pse nuk janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se retorika boshe dhe populiste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët, sipas saj Kosova e ka humbur trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, përcjell Demokracia.com.
“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë./Demokracia.com/